Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 Janarit 2011, kur mbetën të vrarë katër protestues. Përmes një reagimi, Rama shprehet se “kërkohet gjak”, duke bërë një paralelizëm mes protestave të asaj kohe dhe situatës së krijuar ditët e fundit në bulevardin para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë kujton se më 21 Janar, sipas tij, protestuesit nuk dëmtuan institucione dhe nuk përdorën molotovë, por katër prej tyre u vranë me armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme forcat e rendit kanë përdorur plumba gome ndaj të rinjve duke lënduar shumë prej tyre. Kryeministri Edi Rama:
Kërkohet gjak! Unë e di historinë e këtij bulevard, I kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 janar, kur nuk u prek asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital sepse i priste druri dhe u mjekun nga shtëpia.
Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre vlen më shumë se ccdo gjë tjetër. Vetëpërmbajtja është A dhe ZH. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

