Lajme Zone
Rama kujton 21 Janarin: U vranë 4 protestues, sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama kujton 21 Janarin: U vranë 4 protestues, sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit në kryeqytet. Rama, në një komunikim në Facebook, tha se i ka ende të freskëta kujtimet e 21 Janarit, kur pati disa zjarre sporadike në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua apo dogj askush nga forcat e rendit. Ai kujtoi se atë ditë u vranë me plumba katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët, ndryshe nga sot, nuk mund të shkonin as në spital, pasi i priste druri.

“Ata që përpiqen t’u nxjerrin sytë policëve dhe t’i vrasin, janë kriminelë, por janë fëmijët e këtij vendi. Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen.

Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse.

Imazhet që transmetojnë televizionet tregojnë të ashtuquajturin grup të zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare”, u shpreh Rama.

Vijon… Top Channel