Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg një 42-vjeçar nga Mirdita, për tentativën e heqjes e pllakës përkujtimore të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, e vendosur në lagjen e rindërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit. Leon Molla u gjet fajtor për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, ndersa hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, nga Prokuroria e Lezhës. Sipas dosjes hetimore përmes videomesazheve dhe postimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, Leon Molla ka bërë thirrje për heqjen e pllakës, duke nxitur edhe vendosjen e lëndës plasëse për ta shkatërruar atë. LEXO edhe...Lezha nën ritmet e ‘Country fest’, artistët e vegjël shfaqje në qendër të qytetit (VIDEO) 40-vjeçari, jeton në Francë që prej vitit 2012 dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar. Më herët ai është dënuar në mungesë për ngjarjet e dhjetorit 2017, ku u shkatërrua flamuri turk gjatë një proteste në Mirditë, por nuk ka vuajtur dënimin pasi autoritetet franceze nuk kanë pranuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Pas shpalljes së vendimit të ri, Leon Molla reagoi publikisht duke e cilësuar dënimin si një cenim të lirisë së shprehjes. Ai deklaron se vendimi lidhet me qëndrimet e tij publike për heqjen e pllakës së Presidentit Erdoğan në Laç dhe pretendon se po përballet me një ndjekje të vazhdueshme penale për shkak të bindjeve dhe deklaratave të tij. Në reagimin e tij, Molla shprehet se drejtësia nuk duhet të përdoret për të ndëshkuar opinionin politik apo kritikën publike dhe kritikon sistemin e drejtësisë në Shqipëri. P.J/ReportTv.al Lezhe Laçi mirdite leon molla Recep Tayyip Erdoğan Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.8% I gabuar 28.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 4588 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

