Një banesë në lagjen nr. 6, në zonën e Kënetës në Durrës, është grabitur ndërsa pronarët ndodheshin jashtë Shqipërisë.
Sipas denoncimit të pronarit, autorët kanë vepruar për rreth tre ditë, duke hyrë në banesë si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës. Kamerat e sigurisë kanë mundur të dokumentojnë disa prej hyrjeve të tyre dhe lëvizjet e tre autorëve. Nga banesa, e cila përfshin tre kate ata manë marrë pothuajse të gjitha pajisjet dhe orenditë. Autorët kanë vjedhur pajisjet elektroshtëpiake, kondicionerët, dyert, dritaret, ndriçuesit LED të ardhur nga Amerika, si dhe sende të tjera të banesës.
“Kanë vjedhur tre katet e shtëpisë të kompletuara me gjithçka”, shprehet qytetari, i cili vlerëson se dëmi i shkaktuar kalon 30 mijë euro.
Familjarët kërkojnë që personi ose personat përgjegjës të kthejnë sendet e vjedhura lasi një prej vëllezërve të pronarit është nisur drejt Shqipërisë dhe pritet të bëjë denoncimin në polici.
Autoritetet pritet të verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe të vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

