Lajme Zone
29 vatra zjarri në 24 orë, 11 mbeten aktive, situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 mbeten aktive, situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës

Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në disa zona të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 11 vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë në monitorim dhe katër janë vendosur nën kontroll. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar qindra forca nga strukturat e emergjencave, policia, bashkitë, shërbimet pyjore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosur

Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në disa zona të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 11 vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë në monitorim dhe katër janë vendosur nën kontroll.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar qindra forca nga strukturat e emergjencave, policia, bashkitë, shërbimet pyjore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura. Në terren ndodhen 249 efektivë të MZSH-së, 48 punonjës policie, 233 forca nga strukturat vendore dhe shërbimet pyjore, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacionet mbështeten nga 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa FA kanë vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive

Në Dajt të Tiranës, puna vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa autoritetet thonë se nuk ka rrezik për zonat e banuara. E njëjta situatë paraqitet edhe në Priskë të Madhe.

Në Përmet, flakët vijojnë në malin e Nëmërçkës dhe malin Dhëmbel. Terreni i thyer po e bën më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për banesat.

Një ndër zonat ku po zhvillohet një operacion i gjerë është Gurë-Lura në Dibër. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të bashkisë, Forcave të Armatosura, policisë, vullnetarë dhe punonjës të AdZM-së. Ndërhyrja ka bërë të mundur kontrollin e perimetrit pranë banesave dhe shmangien e rrezikut për to. Nga ajri kanë ndërhyrë dy avionë Air Tractor.

Në Qafën e Helmes, në Bulqizë, zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore, ndërsa operacioni po vijon me forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Në Troje të Mirditës, ekipet po punojnë për izolimin e flakëve. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës, forca bashkiake, policia, vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, të mbështetur edhe me mjete zjarrfikëse.

Në Shkodër, vatra aktive raportohen në Rrencë dhe Goraj-Budishtë. Ekipet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre. Në Goraj-Budishtë nuk raportohet rrezik për banesat dhe vatra po shkon drejt izolimit.

Ndërkohë, në Elbasan, zjarret vijojnë në Dardhë të Librazhdit dhe në Shalës të Cërrikut. Në Dardhë, sipas autoriteteve, flakët nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm