Lajme Zone
25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Begaj: Amerika ky komb i madh e i fortë i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Begaj: Amerika ky komb i madh e i fortë i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

Sot bëhen 25 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake, në zemër të New York-ut. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave. “Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët to

Sot bëhen 25 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake, në zemër të New York-ut. Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave. “Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme. LEXO edhe...Hoxha: 11 shtatori, dita që nuk harrohet kurrë! Shqipëria dhe SHBA qëndrojnë së bashku në mbrojtje të lirisë Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.”, shkroi Presidenti. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një reagimi në rrjetet sociale, thekson se 11 shtatori është një ditë që bota nuk do ta harrojë kurrë. “Dhimbja e asaj dite u ndje shumë përtej brigjeve të Shteteve të Bashkuara. Ajo u ndje thellë edhe në Shqipëri”, u shpreh Hoxha. Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një seri sulmesh terroriste që tronditën jo vetëm vendin, por mbarë botën. Katër avionë pasagjerësh u rrëmbyen nga 19 terroristë të lidhur me rrjetin al-Kaida. Dy prej avionëve u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një avion i tretë goditi Pentagonin, selinë e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Avioni i katërt, United Airlines Flight 93, u rrëzua në një fushë pranë Shanksville, në Pensilvani. Pasagjerët dhe ekuipazhi kishin tentuar të rimerrnin kontrollin e avionit nga rrëmbyesit, duke penguar që ai të arrinte objektivin e tij. Pamjet e sulmeve në Nju Jork u transmetuan drejtpërdrejt në televizionet e të gjithë botës. Nga sulmet, gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit. Pas sulmeve, Shtetet e Bashkuara nisën një fushatë të gjerë kundër al-Kaidës dhe organizatave terroriste. Në tetor 2001, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndërhynë ushtarakisht në Afganistan, ku regjimi taleban kishte strehuar udhëheqësin e al-Kaidës, Osama bin Laden. Sipas dëshmive të mëvonshme, sulmi ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, por shkaktoi një tragjedi akoma dhe më të madhe, që vijon të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdha në historinë e Amerikës. Ora 14:08 'Shqipëria dhe SHBA do të jenë gjithmonë krah për krah', Meta përkujton 11 Shtatorin: Nderime për viktimat dhe ushtarakët shqiptarë që luftuan terrorizmin Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale nga qelia, Meta nderoi viktimat e sulmeve, shprehu solidaritet me familjet e tyre dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit." 25 vite më parë, bota u trondit nga sulmi i pabesë dhe mizor terrorist i 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar njëkohësisht fillimin e një aleance të gjerë ndërkombëtare kundër terrorizmit, ku Shqipëria u rreshtua që në momentet e para dhe ka dhënë kontributin e saj me përkushtim dhe sakrificë. Sot nderojmë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e tyre dhe popullin amerikan.Mirënjohje për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe personelin mbështetës që kanë shërbyer e sakrifikuar në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit. I përjetshëm kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Voglit!Shqipëria dhe SHBA, krah për krah, si anëtarë të NATO-s, do të jenë gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes, si dhe në forcimin e aleancës sonë strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes dy kombeve tona" shkroi Meta Share Ora 09:45 25 vite nga sulmet e 11 shtatorit: Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura dhe heronjtë Foto: Ambasada amerikane në TiranëAmbasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kujton jetët e humbura dhe njerëzit që u shfaqën si heronj në New York, Pennsylvania dhe Virginia.“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan” shkroi ambasada në faqen zyrtare në Facebook. Share Ora 09:34 Hoxha: 11 shtatori, dita që nuk harrohet kurrë! Shqipëria dhe SHBA qëndrojnë së bashku në mbrojtje të lirisë Foto: Ferit HoxhaMinistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përmes një reagimi në X, Hoxha theksoi se 11 shtatori është një ditë që bota nuk do ta harrojë kurrë, ndërsa kujtoi afro 3 mijë jetët e pafajshme të humbura dhe familjet, jetët e të cilave ndryshuan përgjithmonë.“Dhimbja e asaj dite u ndje shumë përtej brigjeve të Shteteve të Bashkuara. Ajo u ndje thellë edhe në Shqipëri”, u shpreh Hoxha.Sipas Hoxhës, marrëdhënia mes dy popujve mbështetet në vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë, partneritet strategjik dhe një miqësi të qëndrueshme, e cila ka përballuar edhe periudha të vështira.“Ne nderojmë sot ata që humbëm dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre dhe popullit amerikan. I bëjmë homazh qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të një kombi që, përballë një tragjedie të papërshkrueshme, zgjodhi të qëndrojë i bashkuar dhe të mbrojë vlerat që na bashkojnë”, tha ai.Hoxha rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për përballimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe urrejtjes, kudo që ato kërcënojnë paqen, lirinë dhe jetën njerëzore.“Shqipëria qëndroi me Shtetet e Bashkuara në atë ditë të errët dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në mbrojtje të lirisë, paqes dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Disa momente nuk harrohen kurrë. Disa miqësi nuk zbehen kurrë. Ne kujtojmë. Ne nderojmë. Ne qëndrojmë së bashku”, përfi Hoxha. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al kullat binjake Bajram Begaj sulmet e 11 shtatorit Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4778 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?