Lajme Zone
25 vjeçarja angleze u gjet e pajetë në shtëpinë që kishte marrë me qira në Durrës, raporti paraprak: Mund të ketë pësuar infarkt, priten analizat toksikologjike
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

25 vjeçarja angleze u gjet e pajetë në shtëpinë që kishte marrë me qira në Durrës, raporti paraprak: Mund të ketë pësuar infarkt, priten analizat toksikologjike

E reja u gjet pa jetë në apartamentin që kishte marrë me qira vetëm katër ditë pasi kishte mbërritur për pushime në qytetin bregdetar. Në trup nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme. Ndërkohë, vajza e saj 2 vjeçare është dërguar në një qendër sociale në Tiranë.

Detaje të reja kanë dalë një ditë pas vdekjes së 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila u gjet pa jetë në apartamentin që kishte marrë me qira në Durrës, ku ndodhej edhe vajza e saj 2-vjeçare. Sipas raportit të parë paraprak të këqyrjes nga mjeku ligjor, në trupin e të resë nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme, ndërsa vdekja ka ardhur nga shkaqe të brendshme. Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se 25-vjeçarja mund të ketë pësuar infarkt, pasi është konstatuar një rrjedhje e vogël gjaku nga hundët. LEXO edhe...Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, prezenca e shtuar e ujit vështirësoi qarkullimin e mjeteve (VIDEO) Megjithatë, shkaku përfundimtar i vdekjes nuk është përcaktuar ende. Për këtë arsye pritet përgjigjja e autopsisë, ndërsa mostrat biologjike janë dërguar edhe për analizë toksikologjike në laboratorin e Tiranës. Vetëm pas përfundimit të këtyre ekzaminimeve do të mund të përcaktohet zyrtarisht shkaku i humbjes së jetës. 25-vjeçarja kishte mbërritur në Durrës vetëm tre ditë më parë për pushime së bashku me vajzën e saj rreth 2 vjeçe. Ajo kishte prenotuar përmes platformës Airbnb një apartament në një pallat pranë Muzeut Arkeologjik, në rrugën "Taulantia", ku do të qëndronte për tre ditë. Trupi i saj u zbulua rreth mesditës nga pastruesja e apartamentit, e cila kishte shkuar për të kryer pastrimin pas përfundimit të rezervimit. Ajo e gjeti të renë pa shenja jete në shtrat, ndërsa pranë saj ndodhej vajza e vogël, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pastruesja njoftoi menjëherë shërbimin e Urgjencës, i cili konfirmoi vdekjen e 25-vjeçares dhe më pas lajmëroi policinë. Pas ngjarjes, vajza 2-vjeçare është marrë në kujdes nga shërbimi social dhe është dërguar në një qendër sociale në Tiranë, e ngritur për raste të tilla. Ndërkohë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë është njoftuar dhe po merret me procedurat për kontaktimin e familjarëve të 25-vjeçares dhe veprimet e mëtejshme. Nga hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna që ngjarja të jetë e lidhur me veprim kriminal, ndërsa autoritetet po presin rezultatet e ekspertizave mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes. U.D/ReportTv.al Turistja angleze Vdekje Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.6% Jo 32.8% Nuk e di 6.6% Vota total: 2529 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?