Lajme Zone
24 orë nga nisja e Festës së Birrës/ Korça, gati për 5 net festë
KulturëCNA

24 orë nga nisja e Festës së Birrës/ Korça, gati për 5 net festë

Vetëm një ditë nga nisja e Festës së Birrës, Korça po përm...

Vetëm një ditë nga nisja e Festës së Birrës, Korça po përmbyll përgatitjet për edicionin e 20-të. Ndryshe nga vitet e kaluara, festa do të zhvillohet në Polin e Eventeve në Drenovë, një hapësirë e re e cila pritet të presë një numër të madh vizitorësh gjatë pesë netëve. Puna në terren vijon edhe në orët e fundit.

Organizimi i hapësirës, instalimi i skenës, ndriçimi, sistemet teknike dhe zonat e shërbimit janë pjesë e përgatitjeve para se vendi të hapë dyert për publikun. Ky edicion shënon edhe një ndryshim të rndësishëm për festivalin, pasi për herë të parë ai zhvillohet jashtë qendrës tradicionale të qytetit. Netët e Festës së Birrës 2026/ Mbrëmje magjike nën shoqërinë e artistëve më të mirë shqiptarë 3 Gusht, 21:47 Festa nis në 12 gusht dhe do të vijojë deri në 16 gusht, me një program të pasur muzikor. Gjatë pesë mbrëmjeve do të ngjiten në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, mes tyre Alban Skënderaj, Aurela Gaçe, Dafina Zeqiri, Anxhela Peristeri, Ledri Vula, Luiz Ejlli, Endri dhe Stefi, Triantafillos, Ivi Adamou dhe Three Dots.

Përtej programit artistik, organizatorët kanë përshtatur edhe mënyrën e aksesimit të festës. Hyrja do të jetë falas, ndërsa pjesa më e madhe e tavolinave do të jetë e lirë dhe pa nevojë për rezervim. Për vizitorët që preferojnë të kenë një tavolinë të siguruar paraprakisht, është krijuar një zonë e dedikuar rezervimesh.

Një prej çështjeve të rëndësishme për organizatorët ka qenë edhe transporti, duke pasur parasysh se vendndodhja e re ndodhet jashtë qytetit. Për këtë arsye do të vihet në dispozicion transport falas nga Korça drejt Drenovës dhe anasjelltas. Autobusët do të nisen nga ish-Agjencia në Pazarin e Vjetër, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me zonën ku do të zhvillohet aktiviteti. Korça në prag të Festës së Birrës/ Organizatorët prezantojnë programin e 20-vjetorit

30 Korrik, 21:30 Ndërkohë, qyteti pritet të ketë një fluks të shtuar vizitorësh gjatë ditëve të festivalit. Hotelet, strukturat akomoduese, baret dhe restorantet pritet të jenë pjesë e atmosferës së festës, në një periudhë kur Korça tradicionalisht tërheq një numër të madh turistësh.

Edicioni jubilar vjen edhe me një koncept të ri skenik, ku krahas performancave muzikore do të përdoren teknologji moderne dhe efekte vizuale. Synimi i organizatorëve është qdo mbrëmje të ketë karakterin e një spektakli të veçantë.

24 orë para hapjes zyrtare, gjithçka po merr formën përfundimtare. Korça pret vizitorët për një nga eventet më të rndësishme të verës, ndërsa Festa e Birrës hyn në dekadën e tretë me një vendndodhje të re dhe një format të ndryshuar. Nesër nis festa. Pesë net muzikë, argëtim dhe aktivitete do të shoqërojnë 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.