Lajme Zone
24 orë i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

24 orë i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak

Një shtetas i huaj i cili kishte mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë është shpëtuar falë një operacioni nga Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë, FNSH si dhe forca ajrore e Ministrisë së Mbrojtjes

Një shtetas i huaj i cili kishte mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë është shpëtuar falë një operacioni nga Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë, FNSH si dhe forca ajrore e Ministrisë së Mbrojtjes Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ai kishte pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej vetë. Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura. Pas kërkimeve, grupet bënë të mundur lokalizimin e shtetasit polak i cili u shpëtua përmes ndërhyrjes nga ajri.