Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për të ndihmuar një pacient që ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Skënder Koci ka pësuar një aksident pas një rrëzimi, si pasojë e të cilit ka thyer shtyllën kurrizore. Ai ndodhet i shtruar te Trauma dhe pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e nesërme.
Sipas familjarëve, mjekët u kanë kërkuar të sigurojnë dy qese gjak të grupit 0 pozitiv, të domosdoshme për operacionin.
Të gjithë personat me grup gjaku 0 pozitiv, që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë, mund të paraqiten për dhurim pranë Spitalit Universitar të Traumës (Spitali Ushtarak).
Për çdo informacion shtesë ose koordinim, familjarët kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +355 69 394 8904.
Në raste të tilla, një dhurim gjaku mund të bëjë diferencën dhe t'i japë pacientit mundësinë për të kryer ndërhyrjen e nevojshme në kohë.

