Lajme Zone
Të tjeraEuronews Albania

22 bebe vijnë në jetë me anë të IVF në maternitetin “Koço Gliozheni”


22 bebe, 9 vajza dhe 13 djem, kanë ardhur në jetë nëpërmjet fertilizimit in vitro të ofruar falas për çiftet shqiptare në maternitetin “Koço Gliozheni”. Shërbimi, i cili ofrohet prej dy vitesh, u ka dhënë mundësinë rreth 200 çifteve t’i nënshtrohen procesit të riprodhimit të asistuar. Drejtori Genci Hysko thotë se kërkesat janë të shumta, por rastet përjashtohen nga kriteri i moshës.

22 bebe, 9 vajza dhe 13 djem, kanë ardhur në jetë nëpërmjet fertilizimit in vitro të ofruar falas për çiftet shqiptare në maternitetin “Koço Gliozheni”. Shërbimi, i cili ofrohet prej dy vitesh, u ka dhënë mundësinë rreth 200 çifteve t’i nënshtrohen procesit të riprodhimit të asistuar. Drejtori Genci Hysko thotë se kërkesat janë të shumta, por rastet përjashtohen nga kriteri i moshës. Janë afro 50 mln lekë të vendosura në dispozicion për çiftet, të cilët mund të përfitojnë nga ky proces. Sipas të dhënave, 2 nga 10 çifte në Shqipëri përballen me infertilitet, që është pamundësia për të arritur një shtatzëni në kushte natyrale. Ekspertët thonë se faktorët që po çojnë në rritjen e infertilitetit janë disa, si mosha e madhe e vajzave që vendosin për t’u bërë nëna, përdorimi i alkoolit, substancave narkotike, por edhe faktorë ambientalë e gjenetikë.