Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

2 vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi akuza Ramës: Rrëmbim terrorist i urdhëruar prej tij, ende asnjë përgjegjës (VIDEO)


Në reagimin e tij, Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin Rama për kontrollin e institucioneve dhe u bën thirrje qytetarëve të kundërshtojnë qeverinë, duke e cilësuar situatën si një betejë për lirinë dhe të ardhmen e vendit.

Dy vite nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar arrestimin e 21 tetorit 2024 si një “rrëmbim terrorist” të urdhëruar prej tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi pretendon se edhe pas dy vitesh nuk ka asnjë autor apo përgjegjës për atë që ai e quan një akt kriminal, ndërsa akuzon Prokurorinë se nuk ka përfunduar hetimet. Sipas tij, Meta vijon të mbahet në izolim pa prova penale. Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin se ka përdorur institucionet shtetërore dhe të drejtësisë për të goditur kundërshtarët politikë. Ai pretendon se arrestimi i Metës kishte si qëllim goditjen e pluralizmit politik dhe ndikimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. LEXO EDHE:Të gjithë të kënaqur me protestën! Reagimi i Tedi Blushit: Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, u rrëmbye nga banditë të maskuar dhe të armatosur, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar nga Edi Rama dhe të vënë në jetë nga Ergys Agasi, Ilir Proda dhe Vilson Bala. Sot dy vite nga ai rrëmbim mafioz (i çertifikuar si i tillë edhe me vendim gjykate) që tronditi opinionin vendas dhe ndërkombëtar, Prokuroria politike ende nuk na përfunduar hetimet për këtë akt terrori shtetëror. Ende pas dy vitesh nuk ka autor dhe nuk ka përgjegjës. Sot dy vite, që Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem, me zero prova penale kundër tij, thjesht dhe vetëm si kundërshtar politik i Edi Ramës, i cili urdhëroi arrestimin, realizoi rrëmbimin, hetimin, burgimin dhe po vijon me gjykimin në errësirë. Standardet e rrëmbimit janë identike me standardet e hetimit, paraburgimit dhe gjykimit. Ky rrëmbim terrorist u krye me qëllimin e vetëm për të goditur rëndë pluralizmin politik, për të rrëmbyer zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe për të terrorizuar, jo vetëm anëtarëtat e Partisë së Lirisë, por opozitën dhe gjithë kundërshtarët e regjimit. Si sot, dy vite më parë, u zyrtarizua rrëmbimi i kundërshtarëve politikë, me banditë të maskuar dhe të armatosur, si manual pune i Narkoshtetit, që vijon të rrëmbejë studentë, protestues dhe zëra kritikë kundër regjimit. Të gjithë në këmbë për të shporrur me çdo çmim bandën mafioze dhe kreun e bandës, Edi Rama, që ka kapur për fyti të gjithë shtetin. Dita e çlirimit të Shqipërisë nga ky sekt i urryer, pa fe dhe pa Atdhe, është më pranë se kurrë. Kjo është beteja finale për ekzistencën e kombit tonë, në ballë të së cilës është rinia, e ardhmja! TRIUMFI I LIRISË ËSHTË I PASHMANGSHËM! ME ÇDO ÇMIM DHE SAKRIFICË! A.C/SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama Ilir Meta tedi blushi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9428 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?