Lajme Zone
16-vjeçari humb jetën në restorant, kolegu e shtyu drejt ashensorit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

16-vjeçari humb jetën në restorant, kolegu e shtyu drejt ashensorit

Për ngjarjen, e ndodhur më 11 tetor 2026, policia ka arrestuar dy persona: një 26-vjeçar, koleg të viktimës, si dhe pronarin 62-vjeçar të restorantit.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me ashensorin në restorantin ku punonte si kamerier. Për ngjarjen, e ndodhur më 11 tetor 2026, policia ka arrestuar dy persona: një 26-vjeçar, koleg të viktimës, si dhe pronarin 62-vjeçar të restorantit.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshohet se Endri Stafuka, 26 vjeç, i cili ishte i punësuar si kamerier në të njëjtin biznes, e ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit. Pak më pas, pajisja është shkëputur, duke i shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit.

Pas hetimeve fillestare, policia ka vënë në pranga Stafukën, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Ndërkohë, është arrestuar edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç. Ai dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.