Lajme Zone
“15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
PolitikëBalkanWeb

“15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga shqiptarë në New York, të cilët kanë filmuar kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin e tij jashtë hotelit ku janë akomoduar.

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga shqiptarë në New York, të cilët kanë filmuar kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin e tij jashtë hotelit ku janë akomoduar. Koçeku pretendon se hoteli ku qëndron Rama, në zonën e Tribeca-s në New York, ka dhoma që kushtojnë rreth 15 mijë dollarë nata. Ajo e lidh këtë shumë me pensionet e qytetarëve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje se kush po e paguan faturën e akomodimit. Deputetja shprehet se, nëse kjo shumë është e saktë, ajo do të ishte e barabartë me rreth 60 muaj pension për një pensionist shqiptar. “Për 511 mijë pensionistë shqiptarë, kjo do të thotë rreth 60 muaj pension. E unë nuk besoj se e ka marrë dhomën më të vogël”, deklaron ajo.

Koçeku thotë se debati kryesor nuk duhet të jetë vetëm çmimi i dhomës, por se kush e mbulon këtë shpenzim.

“Kjo faturë do të thotë tre gjëra: ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë ju, ose e paguan ai vetë. Dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin. Pse faturën e paguan dikush tjetër? Pyetja nuk është më sa, por kush?”, përfn deputetja.

Marjana Koçeku: Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e New York, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata.

Për 511 mijë pensionistë shqiptarë, kjo do të thotë rreth 60 muaj pension. E unë nuk besoj se e ka marrë dhomën më të vogël.

Kjo faturë do të thotë tre gjëra, ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë, ju, ose e paguan ai vetë, dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin, pse faturën e paguan dikush tjetër. Pyetja nuk është më sa, por kush? © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb