Lajme Zone
14 Gusht 2026/ Temperaturat deri në 38°C, por në disa zona priten edhe reshje shiu – Ja parashikimi i motit
Të tjeraSyri

14 Gusht 2026/ Temperaturat deri në 38°C, por në disa zona priten edhe reshje shiu – Ja parashikimi i motit

Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike.

Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.Lexo edhe:Në mes të sezonit turistik, bllokohet sërish aksi Tiranë-Durrës/ Ja oraret dhe devijimi i trafikut për dy ditët e ardhshme Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.