Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

124 ditë qëndresë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës


Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Pas grumbullimit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet.

Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Pas grumbullimit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet. Pasi të mbërrijnë përpara godinës së Kryeministrisë, qytetarët do të shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë, ndërsa protesta vijon prej më shumë se katër muajsh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore, për të cilat shprehen se cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb