Lajme Zone
12 afrime në merkato, Vllaznia e vajzave gati për Champions League! Presidenti Matija: Uroj që skuadra të harmonizohet shpejt
SportReport TV

12 afrime në merkato, Vllaznia e vajzave gati për Champions League! Presidenti Matija: Uroj që skuadra të harmonizohet shpejt

Vllaznia e vajzave pas përforcimeve në merkato beson shumë se do të surprizojë edhe në Evropë, me paraqitjet në Champions League.

Me bindjen se ka bërë operacionet e duhura në merkato, si në numëra ashtu edhe në cilësi, Vllaznia e vajzave po i afrohet dy ndeshjeve tejet të rëndësishme në UEFA Women’s Champions League. përgatitjet e fundit përpara udhëtimit drejt Qipros kanë qenë të mbushura me optmizëm. Sidomos pas 12 prurjeve të reja, të cilat pritet të rrisin konkurrencën dhe cilësinë në përballjet europiane. Presidenti i klubit, Lazër Matija, deklaroi se objektivi kryesor në këtë fazë mbetet harmonizimi i grupit dhe përshtatja sa më e shpejtë e afrimeve të reja me pjesën tjetër të skuadrës. LEXO edhe...Përralla e Mjällbyt, skuadra nga një fshat me 1,500 banorë siguron fazën e ligës në Evropë Optimizëm për paraqitjen e skuadrës në Champions League shfaqën edhe pjesëtaret e stafit teknik dhe futbollistet e ardhura së fundmi. Vllaznia do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 5 gusht ndaj skuadrës sllovake Spartak Myjava. Kuqeblutë synojnë të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar dhe të sigurojnë një rezultat pozitiv në aventurën europiane që do të zhvillohet në Qipro. Ne.k./ReportTv.al Vllaznia e vajzave women's champions league champions league lazer matija Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 52.3% 100 bashki (PD) 11.4% 61 bashki (si sot) 36.4% Vota total: 44 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?