Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është pranë transferimit te Spartak Moska, pasi klubi rus ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit të lojtarit. Sipas raportimeve, Spartak ka njoftuar zyrtarisht Rubin Kazanin për vendimin e tij për të paguar klauzolën prej 11 milionë eurosh, duke i hapur rrugën transferimit të sulmuesit shqiptar.
Ndërkohë, marrëveshja personale mes Dakut dhe Spartakut është arritur. 27-vjeçari pritet të firmosë një kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë atë në klubin e ri deri në vitin 2029.
Daku ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit në sezonet e fundit, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe golat e tij në kampionatin rus. Top Channel

