Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s vazhdon të thellohet për shkak të kundërshtimeve ndaj projekteve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Sipas raportimeve, në qarqet e federatave evropiane po diskutohet mundësia e organizimit të një Kupe Bote alternative jashtë kontrollit të FIFA-s, nëse nuk gjendet një zgjidhje.
UEFA po shqyrton krijimin e një kompeticioni të ri global, që do të sfidonte rolin e FIFA-s në organizimin e turneve ndërkombëtarë. Kundërshtimet lidhen me planin për krijimin e një strukture të re me pjesëmarrje private, e cila do të administronte të drejtat tregtare të kompeticioneve të FIFA-s.
Një Botëror pa kombëtaret evropiane do të humbiste një pjesë të madhe të vlerës sportive, pasi në Evropë bëjnë pjesë skuadra si Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia, si edhe futbollistë si Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Jude Bellingham. Sipas skenarit të diskutuar, turneu alternativ mund të zhvillohej me rreth 24 kombëtare, në një format të ngjashëm me Kupën e Botës të vitit 1994.
Ndërkohë, FIFA synon të ruajë mbështetjen e 211 federatave anëtare përmes një modeli të ri financiar. Përplasja mes dy institucioneve mund të shndërrohet në krizën më të madhe institucionale në historinë moderne të futbollit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

