Lajme Zone
Nga Ceferin te Al Khelaifi dhe Wenger, cilët janë pesë kandidatët që mund t’i zënë vendin Infantinos në postin e Presidentit të FIFA-s
SportTop Channel

Nga Ceferin te Al Khelaifi dhe Wenger, cilët janë pesë kandidatët që mund t’i zënë vendin Infantinos në postin e Presidentit të FIFA-s

Presidenca e FIFA-s mund të përballet me një ndryshim të madh më shpejt nga sa pritej, pasi presioni ndaj Gianni Infantinos është rritur ndjeshëm pas projektit të tij për të hapur disa aspekte komerciale të Kupës së Botës ndaj investitorëve privatë.

Presidenca e FIFA-s mund të përballet me një ndryshim të madh më shpejt nga sa pritej, pasi presioni ndaj Gianni Infantinos është rritur ndjeshëm pas projektit të tij për të hapur disa aspekte komerciale të Kupës së Botës ndaj investitorëve privatë. Infantino, i cili drejton FIFA-n që prej vitit 2016 pas largimit të Sepp Blatter në mes të skandalit të korrupsionit, është përballur me kritika të forta nga disa konfederata, veçanërisht nga UEFA dhe CONCACAF.

Edhe pse deri tani nuk ka një kandidat zyrtar që ta sfidojë, zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s në vitin 2027 mund të sjellin një garë të fortë për postin më të fuqishëm në futbollin botëror.

Por kush janë emrat që mund të sfidojnë Infantinon? Aleksander Čeferin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, shihet si një nga emrat më të fortë për të marrë drejtimin e FIFA-s. Kreu i futbollit europian ka pasur përplasje të vazhdueshme me Infantinon për disa çështje të rëndësishme dhe UEFA ka qenë ndër organizatat më kritike ndaj ndryshimeve të propozuara nga FIFA.

Megjithatë, Čeferin nuk ka shprehur publikisht ambicien për të kaluar në krye të FIFA-s dhe pritet të vazhdojë mandatin e tij në UEFA. Por nëse situata përshkallëzohet, ai mund të bëhet alternativa kryesore europiane. Nasser Al-Khelaifi Një tjetër emër që përmendet është Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain dhe drejtues i organizatës së klubeve europiane. Al-Khelaifi ka ndikim të madh në futbollin ndërkombëtar dhe ka kundërshtuar projektin e Superligës Europiane në vitin 2021, duke fituar mbështetje nga shumë institucione.

Edhe pse rrethi i tij ka mohuar se ai ka interes për postin e presidentit të FIFA-s, emri i tij vazhdon të qarkullojë si një kandidat potencial. Arsene Wenger Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, është një tjetër emër që mund të hyjë në garë. Francezi aktualisht mban rolin e drejtuesit të zhvillimit global të futbollit në FIFA dhe ka qenë një mbështetës i disa reformave të propozuara nga organizata.

Me reputacionin e tij të madh në futboll dhe mbështetje të mjaftueshme politike, Wenger mund të shihet si një alternativë që vjen nga vetë struktura e FIFA-s. Victor Montagliani Presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, është një tjetër kandidat që është përmendur prej kohësh. Kanadezi ka ndërtuar një profil të fortë në futbollin ndërkombëtar dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen e ndikimit të Amerikës së Veriut në FIFA.

Mandati i tij në CONCACAF përfn vitin e ardhshëm, çka mund ta shtyjë atë të kërkojë një rol edhe më të madh në skenën botërore. Salman bin Ibrahim Al Khalifa Presidenti i konfederatës aziatike të futbollit (AFC), Salman bin Ibrahim Al Khalifa, është një tjetër figurë me peshë. Zyrtari nga Bahreini është një nga drejtuesit më të lartë të FIFA-s, pasi mban edhe postin e zëvendëspresidentit të Këshillit të FIFA-s.

AFC ka shprehur shqetësime për disa nga ndryshimet e propozuara nga FIFA dhe Al Khalifa mund të shfaqet si një kandidat i rëndësishëm nga kontinenti aziatik.

Për momentin, Gianni Infantino mbetet në detyrë dhe nuk ka një sfidues zyrtar. Megjithatë, kundërshtimet ndaj reformave të tij tregojnë se zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s mund të jenë ndër më të rëndësishmet në historinë e organizatës. Top Channel