Lajme Zone
116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë Korçë. Sipas përditësimit të Prefekturës së Qarkut Korçë, gjatë ditës së sotme janë angazhuar gjithsej 116 forca dhe 18 mjete për përballimin e situatës.

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë Korçë. Sipas përditësimit të Prefekturës së Qarkut Korçë, gjatë ditës së sotme janë angazhuar gjithsej 116 forca dhe 18 mjete për përballimin e situatës. Në operacion marrin pjesë forca nga Njësitë Administrative Bulgarec, Drenovë, Mollaj, Voskopojë dhe Lekas, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Shërbimi Pyjor, Bashkia Korçë, Prefektura e Qarkut Korçë dhe Qendra e Menaxhimit të Krizave. Gjithashtu, Bashkitë Devoll dhe Pustec kanë vënë në dispozicion mjete “pick-up” për transportin e efektivëve në terren. Sipas autoriteteve, ndërhyrja ka dhënë rezultat në krahun e Voskopojës, ku është arritur të bllokohet avancimi i flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së Peltekut. Aktualisht, forcat vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Prefektura e Qarkut Korçë bën të ditur se do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me ecurinë e operacionit.