Lajme Zone
114-vjetori i Kuvendit të Sinjës, Begaj: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë
PolitikëReport TV

114-vjetori i Kuvendit të Sinjës, Begaj: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë

Kuvendi i Sinjës konsiderohet një nga ngjarjet kyçe të lëvizjes kombëtare shqiptare, pasi shërbeu për forcimin e bashkimit politik në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti Bajram Begaj, ka përkujtuar 114-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më domethënëse të historisë kombëtare, ku u dëshmua se uniteti është forca më e madhe e shqiptarëve. Në një mesazh, Kreu i Shtetit kujtoi se më 23 korrik 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë, burrat e Shqipërisë së Jugut lanë mënjanë ndasitë për t’u bashkuar rreth idealit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit shqiptar. LEXO edhe...Presidenti Begaj takon ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve “Sot, 114 vjet më pas, fryma e Kuvendit të Sinjës na kujton se vetëm të bashkuar, me përgjegjësi ndaj historisë dhe besim te e ardhmja, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë, më të zhvilluar dhe plotësisht të integruar në Evropë”, shkruan Begaj. Kuvendi i Sinjës konsiderohet një nga ngjarjet kyçe të lëvizjes kombëtare shqiptare, pasi shërbeu për forcimin e bashkimit politik në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Xh.K/ReportTv.al kuvendi i sinjes Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.5% I gabuar 28.4% Nuk e di 8.1% Vota total: 4826 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?