Lajme Zone
107 shqiptarë u vranë në masakrën e Gjakovës, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerëve për krime lufte
BotëReport TV

107 shqiptarë u vranë në masakrën e Gjakovës, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerëve për krime lufte

Ish-nënkryetari i Listës Serbe është mes 20 personave të akuzuar për krime lufte në Gjakovë, ku sipas aktakuzës u vranë 107 shqiptarë të Kosovës

Millan Radoiçiç është mes 20 personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte të kryera në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999. Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprën penale "krime lufte kundër popullatës civile" dhe dyshohen se morën pjesë në një operacion të forcave serbe, ku u vranë 107 civilë shqiptarë. Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria ka kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë. LEXO edhe...Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet Në njoftimin zyrtar, Prokuroria i ka identifikuar të akuzuarit vetëm me iniciale: M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. Sipas aktakuzës, krimet janë kryer nga 7 deri më 10 maj 1999, gjatë një operacioni ushtarako-policor në Gjakovë ku u vranë 107 civilë. Prokuroria thotë se gratë dhe fëmijët u ndanë nga burrat, ndërsa grave iu morën stolitë e arit, paratë dhe sendet me vlerë. Burrat u ekzekutuan në shtëpitë e tyre, në oborre dhe në vendin e njohur si "Ura e Taliqit", ndërsa shumë banesa u dogjën. Pas përfundimit të luftës, trupat e viktimave u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Aktakuza përmend edhe arrestimin e më shumë se 300 civilëve shqiptarë, të cilët, sipas Prokurorisë, u mbajtën në burgje të improvizuara pa kushte minimale jetese, pa ushqim të rregullt, higjienë dhe kujdes mjekësor. Më pas, një pjesë e tyre u transferuan në burgje të ndryshme në Kosovë. Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, kërkohet nga autoritetet e Kosovës edhe për sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës. Ai ka marrë përgjegjësinë për organizimin e atij sulmi, ndërsa Kosova e cilëson ngjarjen si sulm terrorist dhe akuzon Serbinë për përfshirje. Beogradi i ka mohuar këto akuza. U.D/ReportTv.al lista serbe gjakove kosove milan radoicic Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.7% Jo 59.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 1736 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?