Lajme Zone
100 ditë në shesh, revolta që i nxori bojën politikës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

100 ditë në shesh, revolta që i nxori bojën politikës

Revolucioni i “Flamingove” nisi më 31 maj dhe sot ndodhet në ditën e tij të 100-të. Edhe pse në ditën e 100-të qytetarët janë të vendosur në kërkesat e tyre për largimin e gjithë kastës politike.  Askush nuk mendonte se kjo protestë do të zgjaste kaq gjatë. Por vendosmëria për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, shitjes së vendit, korrupsionit dhe kastës së vjetër politike që ka kapur shtetin, nuk u mposht as nga shiu, as nga presioni politik dhe as nga vapa ekstreme e këtij viti që dogji të gjithë Europën.

Vendosmëria për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, shitjes së vendit, korrupsionit dhe kastës së vjetër politike që ka kapur shtetin, nuk u mposht as nga shiu, as nga presioni politik dhe as nga vapa ekstreme e këtij viti që dogji të gjithë Europën... Revolucioni i “Flamingove” nisi më 31 maj dhe sot ndodhet në ditën e tij të 100-të. Edhe pse në ditën e 100-të qytetarët janë të vendosur në kërkesat e tyre për largimin e gjithë kastës politike. Askush nuk mendonte se kjo protestë do të zgjaste kaq gjatë. Por vendosmëria për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, shitjes së vendit, korrupsionit dhe kastës së vjetër politike që ka kapur shtetin, nuk u mposht as nga shiu, as nga presioni politik dhe as nga vapa ekstreme e këtij viti që dogji të gjithë Europën.

Përkundrazi, në 100 ditë protestë, zëri i shqiptarëve që duan një vend të lirë nga autokracia dhe kasta e vjetër politike është dëgjuar anembanë botës. Mediat më prestigjioze nga të katër anët kanë ngritur shqetësimin e “Flamingove”.

Në 100 ditë, protesta qytetare rrëzoi makinerinë perfekte të propagandës qeveritare, duke e detyruar Kryeministrin Rama që të heqë dorë nga fushatat në rrjetet sociale dhe të zhvendoset në mediat tradicionale, duke shpikur lloj-lloj skenarësh e aplikacionesh për të treguar, gjoja, se po dëgjon. Në 100 ditë, protesta rrëzoi maskën ndërkombëtare të Ramës, duke nxjerrë në pah korrupsionin masiv në të cilin është përfshirë qeveria e tij dhe gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet shteti.

Në 100 ditë, protesta nxori në pah edhe atë marrëdhënie për të cilën të gjithë flisnin, por askush nuk e konfirmonte dot: që PS-PD janë bashkë në këtë mision shkatërrues ndaj shqiptarëve.

Sot, 100 ditë rezistencë japin shpresë për shqiptarët që duan një Shqipëri të lirë, demokratike, që u shërben shqiptarëve dhe jo interesave të disa personave të caktuar./Pamfletiprotesta 100 ditë rezistencë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri del jashtë kontrollit në Ungrej të Lezhës, flakët pranë banesave dhe varrezave 7 Shtator 2026, 18:0018:00Aktualitet Zjarret në Krastë të Krujës, flakët rrezikojnë rreth 20 banesa 7 Shtator 2026, 17:0817:08Aktualitet SPAK shtrëngon hetimin e pasurive, udhëzim i ri për gjurmimin e aseteve të politikanëve dhe bosëve të krimit 7 Shtator 2026, 16:2716:27Aktualitet Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fushat e Dimalit, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet 7 Shtator 2026, 16:2416:24Aktualitet Nga trafiku i armëve, te përgjimet dhe lidhjet e qeverisë me krimin, Arben Ahmetaj trazon sërish sot politikën 7 Shtator 2026, 15:3715:37Aktualitet Zjarri në Malin e Tërbunit del jashtë kontrollit, flakët i afrohen qytetit të Pukës 7 Shtator 2026, 15:1915:19Aktualitet