Lajme Zone
Zyrtarizohen rivalët e Infantino-s për zgjedhjet e FIFA-s, kandidati që mbështet Shqipëria dhe japonezi Tashima
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zyrtarizohen rivalët e Infantino-s për zgjedhjet e FIFA-s, kandidati që mbështet Shqipëria dhe japonezi Tashima

FIFA ka zyrtarizuar tre kandidatura për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 18 mars të 2027.

Kundërshtarë në zgjedhje të presidentit aktual Gianni Infantino, i cili ka një përplasje të hapur me UEFA-n, janë Philippe Diallo dhe Kohzo Tashima. Diallo, i cili është njëkohësisht edhe president i federatës franceze të futbollit, është kandidaturë e mbështetur nga UEFA dhe e aprovuar edhe nga Shqipëria, ndërsa japonezi Tashima ka qenë më herët kreu i kësaj federate dhe njihet për kontributin në Azi. Në vijim FIFA do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të vendosë për pranimin e tyre. Emrat e kandidatëve që do të marrin miratimin përfundimtar do t'u komunikohen federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurti 2027. LEXO edhe...Fitoret në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet 1 pozicion në FIFA! Kosova zbret pas shumë muajsh në rritje Për Gianni Infantinon, kjo do të jetë një tjetër garë për të vijuar drejtimin e FIFA-s, post të cilin e mban që prej vitit 2016. Këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2023, kur ishte kandidati i vetëm, italiani përballet me dy rivalë. Ne.k./ReportTv.al FIFA Gianni Infantino Philippe Diallo kohzo tashima Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 1274 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?