U bë aq shumë zhurmë sa Max Verstappen më në fund e rinovoi kontratën e tij me Red Bullin në Formula 1. Holandezi nuk është më i zënë midis negociatave fantazmë dhe pasigurisë, ai e ka zgjatur kontratën e tij me Red Bull deri në vitin 2030. "Jam vërtet i lumtur me rinovimin e kontratës", tha Max. Marrëveshja pritej të skadonte në vitin 2028. Verstappen, pas shumë debatesh, ka zgjedhur të qëndrojë aty ku është. Ai shpjegoi pse: "Ne kemi njerëzit më të mirë dhe jam i emocionuar që do të vazhdoj të punoj me të gjithë për t'u rikthyer në majë. Ky mbetet qëllimi kryesor për të cilin kemi punuar të gjithë dhe do të vazhdojmë të punojmë." LEXO EDHE:Norris merr fitoren e parë në garën e 11-ë sezonale, Ferrari zhgënjen në Hungari! Antonelli i qetë në renditjen e përgjithshme Katër herë kampioni i botës në Formula 1 do të mbetet në zemër të projektit të “Red Bull Racing” pasi skuderia lajmëroi rinovimin e akordit, i cili mund të konsiderohet si një fillim i ri për të dy palët. Holandezi iu bashkua programit 'Red Bull Junior' në vitin 2014 dhe debutoi në Formula 1 në vitin 2016 duke arritur që të ngjitet në vendin më të lart në podium. Max në timonin e Red Bull ka siguruar katër tituj kampion bote për klasifikimin e pilotëve dhe dy tituj për konstruktorë falë 71 triumfeve në Çmimet e Mëdha. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Max Verstappen red bull formula 1 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4429 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

