Lajme Zone
Zyrtare/ Përfundon aventura e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra
SportReport TV

Zyrtare/ Përfundon aventura e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

Lajmi që qarkullonte prej ditësh tashmë është zyrtar. Edi Martini nuk është më trajneri i Vllaznisë.

Klubi shkodran e ka konfirmuar vendimin këtë të enjte përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se palët kanë mbyllur bashkëpunimin. Vllaznia ka falënderuar teknikun për punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës. LEXO edhe...Vllaznia i rinovoi kontratën në verë, çfarë po ndodh me Edi Martinin? Priten zyrtarizime nga shkodranët "KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi”, thuhet në komunikatën e klubit. Pas pesë javëve të para të Abissnet Superiore, Vllaznia e ka nisur sezonin në vështirësi, duke u renditur në vendin e fundit. Shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, pas dy barazimeve dhe tre humbjeve. Në pesë ndeshjet e zhvilluara, Vllaznia ka shënuar 5 gola, ndërsa ka pësuar 10, duke regjistruar një diferencë negative. Xh.K/ReportTv.al Vllaznia edi martini Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.9% Jo 23.2% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 1873 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?