ITALI - Për të paktën një sezon Mario Mitaj do të jetë pjesë e Genoas në Serie A të futbollit në Itali. 22-vjeçari i Kombëtares ka lënë Al Ittihad në Arabinë Saudite dhe është prezantuar në skuadrën që drejtohet nga Daniele De Rossi. Formula e kalimit të mbrojtësit të majtë në Serie A nuk ka qenë përfundimtare, pasi mediet në Itali bëjnë me dije se Genoa ka paguar si fillim 2 milionë euro për huazimin për një sezon, teksa më pas mund të aktivizojë klauzolën e blerjes përfundimtare për 4.5 milionë euro të tjera. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Mitaj nuk e fshehu lumturinë. LEXO EDHE:Itali/ Tërmet 4.7 ballë në Campi Flegrei, dëme të mëdha në Pozzuoli: Tetë të plagosur "Të bashkohesha me një klub si Genoa dhe një kampionat si Seria A ishte një objektiv për mua. Kam shumë dëshirë të nis punën në një ambient që ofron motivim të madh", tha Mitaj në një video të shpërndarë nga klubi. Në komunikatën e klubit për mbrojtësin kuqezi, ndër të tjera thuhet, "I lindur më 6 gusht 2003 dhe i stërvitur në akademinë e AEK Athinë, Mitaj, i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në mjediset e klubit. Ka bërë 32 paraqitje për ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke filluar në Kampionatin Evropian 2024. Me klubet ku ka luajtur, ai ka bërë 142 paraqitje në ligat greke, ruse dhe saudite, si dhe në kupat vendase dhe kontinentale. Në Arabinë Saudite fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit në sezonin sportiv 24/25", thotë Genoa. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: serie a Legjionaret mario mitaj genoa itali Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 58.4% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 26% Vota total: 1098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

