Lajme Zone
Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet në Lindjen e Mesme, ja numri që do mbajë në fanellë mesfushori shqiptar
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet në Lindjen e Mesme, ja numri që do mbajë në fanellë mesfushori shqiptar

Kristjan Asllani ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kristjan Asllani ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi i Abu Dhabit njoftoi transferimin përmes rrjeteve sociale, duke i uruar mirëseardhjen shqiptarit me mesazhin: “Numri ynë 23”.

“Al Jazira ka nënshkruar me mesfushorin e Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani në formë huazimi nga Interi”, njofton klubi.

Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit. Fillimisht, më 25 gusht, u raportua se palët kishin arritur një marrëveshje verbale për huazimin e Asllanit.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, marrëveshja parashikonte një pagesë prej 2 milionë eurosh për huazimin, ndërsa Al Jazira do të kishte edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, i cili mund të shndërrohej në detyrim në varësi të kushteve të përcaktuara në kontratë.

Raportimet italiane të një dite më pas flisnin për një strukturë të ngjashme të operacionit, por me shifra të ndryshme, duke treguar se detajet e marrëveshjes po finalizoheshin.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Asllani do të mbajë fanellën me numrin 23 te Al Jazira.

23-vjeçari largohet nga Interi pas një periudhe ku nuk arriti të siguronte një rol në formacionin zikaltër. Në Emirate, mesfushori shqiptar synon të ketë më shumë minuta dhe të jetë një prej figurave kryesore të skuadrës së re. Top Channel