Një konflikt ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, në lagjen e njohur si Radaneci. Të përfshirë në konflikt janë 4 persona, ku dy prej tyre janë vëllezër.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dy vëllezërit janë zënë me dy komshinj të tjerë për motive të dobëta.
Konflikti ka degraduar dhe kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë dy vëllezërit të cilët janë çuar në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se shkak i konfliktit janë bërë fëmijët që luanin në lagje. Pritet të zbardhet nga grupi hetimor nëse janë përdorur sende të forta gjatë përleshjes.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë shoqëruar drejt komisariatit për deklarime.
Në sherr mund të jenë përdorur sende të forta por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Top Channel

