Brajan Gruda do të vazhdojë të jetë pjesë e Leipzig edhe gjatë sezonit 2026/27.
Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin për zgjatjen e huazimit të sulmuesit me prejardhje shqiptare edhe për një vit tjetër.
Leipzig konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare. Gruda iu bashkua klubit gjerman në shkurt të vitit 2026 dhe deri tani ka regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në 14 paraqitje zyrtare.
Futbollisti 22-vjeçar deklaroi se dëshira e tij ishte të vazhdonte te Leipzig. Ai theksoi se stili i lojës i skuadrës i përshtatet dhe se ndihet si në shtëpi në klubin gjerman. Gruda shtoi se kualifikimi në Ligën e Kampionëve ishte një nga objektivat e arritur së bashku me skuadrën.
Ai synon të kontribuojë edhe në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

