Lajme Zone
Zyrtare, 36-vjeçari Jordan Henderson firmos me Chelsean në Premier League
SportReport TV

Zyrtare, 36-vjeçari Jordan Henderson firmos me Chelsean në Premier League

Mesfushori anglez do të jetë pjesë e 'Bluve të Londrës' të paktën deri në verën e vitit 2028.

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Jordan Henderson. Veterani 36-vjeçar ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin londinez, duke u bërë përforcimi më i ri i 'Bluve' për sezonin e ardhshëm. Henderson i bashkohet Chelseat pasi ndërpreu me marrëveshje të përbashkët kontratën me Brentfordin, edhe pse kishte ende një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me klubin anglez. LEXO edhe...Çuditë e FIFA-s, Chelsea arkëtoi më shumë nga Botërori i Klubeve sesa Spanja nga trofeu i Kupës së Botës Afrimi i mesfushorit është miratuar nga trajneri i ri, Xabi Alonso, i cili ka kërkuar më shumë eksperiencë, lidership dhe mentalitet fitues në skuadër përpara nisjes së sezonit të ri. Gjatë karrierës së tij, Henderson ka ndërtuar një histori të pasur, duke fituar tetë trofe madhorë, mes tyre titullin e Premier League dhe Champions League me Liverpoolin, ku ishte edhe kapiten për shumë vite. Në sezonin 2025-26, mesfushori anglez ishte pjesë e Brentfordit, ku regjistroi 34 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. S.Dh/ReportTv.al premier league chelsea Jordan Henderson xabi alonso angli Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5404 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?