Lajme Zone
Vodhi 1 mln dollarë në kriptomonedha, në pranga agjenti i FBI-së, hetimet zbulojnë planin për t'u arratisur drejt Portugalisë
BotëReport TV

Vodhi 1 mln dollarë në kriptomonedha, në pranga agjenti i FBI-së, hetimet zbulojnë planin për t'u arratisur drejt Portugalisë

Një agjent special mbikëqyrës i FBI-së është arrestuar në SHBA, pasi dyshohet se përvetësoi rreth 1 milion dollarë në kriptomonedha nga llogari të huaja armiqësore duke i transferuar në portofolet e tij personale

Një agjent special mbikëqyrës i FBI-së është arrestuar në SHBA, pasi dyshohet se përvetësoi rreth 1 milion dollarë në kriptovaluta nga llogari të huaja armiqësore dhe i transferoi në portofolet e tij personale. Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara të hënën, Patrick Steven Yaroch, i cili kishte leje sigurie të nivelit "Top Secret" dhe punonte në kundërzbulim, u pranoi hetuesve se kishte hyrë në sistemet e FBI-së për të marrë çelësat e aksesit dhe për të kryer transfertat. LEXO edhe...Kredia 302 mln dollarëshe nga SHBA-të, Ambasada amerikane në Tiranë: Do të mbështesë modernizimin e mbrojtjes shqiptare "Unë i mora gjërat në duart e mia", u tha Yaroch hetuesve, duke përmendur zhgënjimin e tij me atë që e konsideronte paaftësi të Byrosë për të ndërhyrë ndaj aseteve të kundërshtarëve. Sipas dosjes, ai kreu 10 deri në 12 transferta të paautorizuara dhe i bashkoi kriptomonedhat e vjedhura me asetet e tij personale. Hetimi zbuloi gjithashtu se Yaroch po përgatitej të largohej nga SHBA. Dokumentet e gjykatës tregojnë se ai përdori një platformë të inteligjencës artificiale për të kërkuar mënyra për të transferuar një "portofol dixhital parash" me vlerë 1 milion dollarë në Bashkimin Evropian, me synimin për t'u vendosur në Portugali. Sipas hetuesve, ai kishte autorizuar tashmë avokatë në Lisbonë për të siguruar një numër identifikimi tatimor dhe kishte rezervuar një udhëtim familjar për në muajin shtator. Pas kontrollit në banesën e tij në Ashburn, Virxhinia, Yaroch ktheu vullnetarisht 925.426,07 dollarë në portofolet e kontrolluara nga qeveria. Ai përballet me akuza federale për transport ndërshtetëror dhe marrje të mallrave të vjedhura. Yaroch u vendos në leje administrative më 29 korrik, ndërsa FBI i ndërpreu marrëdhëniet e punës më 31 korrik. U.D/ReportTv.al FBI SHBA kriptovalutat Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5474 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?