Pas gati një dekade historie dashurie, pesë fëmijëve dhe një fejese që bëri xhiron e botës, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duket se janë gati të thonë më në fund "po". Sipas mediave të huaja, çifti pritet të martohet këtë fundjavë në një ceremoni luksoze në Madeira, vendlindjen e yllit portugez. Gazetat The Sun dhe Goal raportojnë se ceremonia fetare pritet të zhvillohet në Katedralen historike të Funchal-it, ndërsa festa do të vijojë në hotelin me pesë yje Savoy Palace. Disa raportime përmendin datën 8 gusht, ndërsa pretendimet se ceremonia do të mbahej në Sintra janë hedhur poshtë. LEXO edhe...“Gruaja e jetës sime!” Cristiano Ronaldo nuk kursehet për ditëlindjen e Georgina Rodriguez, i dhuron orën luksoze Përgatitjet duket se kanë nisur prej ditësh. Sipas The Sun, mysafirët e hotelit janë njoftuar se dy kate dhe disa ambiente do të mbyllen për shkak të një eventi privat, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar. Madeira nuk është zgjedhur rastësisht. Ishulli ku lindi dhe u rrit Cristiano Ronaldo ka një domethënie të veçantë për futbollistin, i cili aty hodhi hapat e parë drejt karrierës që e bëri një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ronaldo dhe Georgina u njohën në Madrid në vitin 2016. Ata shpallën fejesën në gusht të vitit 2025 dhe prej vitesh kanë krijuar një familje së bashku. Në një intervistë të mëparshme, ylli portugez e ka quajtur Georginën "gruan e jetës sime". Edhe pse lista zyrtare e të ftuarve mbetet sekret, mediat e huaja përmendin emra të njohur si Kylian Mbappé, Vinicius Junior, Rio Ferdinand, Rihanna, Drake, Jennifer Lopez, Vin Diesel dhe Piers Morgan. Mes emrave të përfolur është edhe Lionel Messi, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për praninë e tij. Nëse raportimet konfirmohen, ceremonia pritet të jetë një nga dasmat më të bujshme të vitit, me sytë e fansave të futbollit dhe showbiz-it të drejtuar nga Madeira. U.D/ReportTv.al christiano ronaldo georgina rodriguez Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5564 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

