Trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella, është gjetur mëngjesin e 4 gushtit në ujërat e liqenit Vico, në provincën e Viterbos, pasi ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit. Cavallari humbi jetën gjatë një tragjedie teksa lundronte me varkë në liqen së bashku me bashkëshorten e tij. Ai u hodh në ujë, por nuk doli më në sipërfaqe. Sipas dyshimeve paraprake, shkaku më i mundshëm i vdekjes është një sëmundje e shkaktuar nga shoku termik. Alarmin për zhdukjen e tij e dha vetë ministrja. LEXO edhe...Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO) Pas gjetjes së trupit, Roccella tha se “mori fund një periudhë pritjeje e mundimshme”, ndërsa falënderoi të gjitha strukturat që morën pjesë në operacionin e kërkimit, përfshirë Prefekturën e Viterbos, zjarrfikësit, policinë, karabinierët, Guardia di Finanza, si edhe institucionet dhe banorët e Ronciglione për mbështetjen e treguar. Ajo u shpreh se, megjithëse gjetja e trupit nuk e lehtëson dhimbjen e humbjes, i jep familjes mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre të dashur. Operacionet e kërkimit zgjatën më shumë se një muaj dhe u vështirësuan nga kushtet e liqenit Vico. Dukshmëria e kufizuar nën ujë, si dhe prania e baltës, llumit dhe algave në fundin e liqenit, e bënë të vështirë lokalizimin e trupit. Për këtë arsye, ekipet e shpëtimit përdorën sonarë dhe robotë nënujorë për të kontrolluar çdo sinjal të evidentuar nga pajisjet. K.M/ReportTv.al Eugenia Roccella itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5618 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

