Lajme Zone
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë!

Zv.ministri grek tha gjatë vizitës në Korçë se çdo grek duhet të shkonte atje për të parë sipas tij rrënjët e popullit grek. Ai dhe delegacioni që e shoqëronte, gjatë vizitës në Korçë u ndalën edhe në godinën historike të Konsullatës Greke në Korçë, ku zyrtari u takua me konsullin Asterios Buzias.

Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, Kostas Gjolekas, vizitoi dje Korçën, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të biznesit, të qeverisjes vendore dhe të universiteteve të Greqisë Veriore. Ai zhvilloi takime edhe me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës etnike greke në Korçë, ku artikuloi disa deklarata disi provokuese, që linin të kuptohej se grekët kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në Korçë. LEXO edhe...Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë “Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë që ishte këtu e që vazhdon të jetë këtu”, deklaroi Gjolekas gjatë takimit me Mitropolitin Anastasios, sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve. Mitropoliti nga ana e tij e informoi zëvendësministrin se në Korçë ka një muze kishtar me 7,000 ikona dhe theksoi se qytetarë të feve të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni atje. "Ne jemi një Kishë e vogël, e cila gjithmonë ka nevojë për miq që do ta ndihmojnë. Miqtë gjithashtu duhet ta kuptojnë se kjo Kishë e vetme nuk do të jetë në gjendje të zhvillohet", theksoi mitropoliti dhe shprehu gëzimin e tij për vizitën e zëvendësministrit grek. Gjatë vizitës, Gjolekas dhe delegacioni që e shoqëronte u ndalën edhe në godinën historike të Konsullatës Greke në Korçë, ku zyrtari u takua me konsullin Asterios Buzias. R.Xh/ReportTv.al Kostas Gjolekas greqia Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 28.6% Jo 66.7% Nuk e di 4.8% Vota total: 42 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?