Lajme Zone
Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve

KLP nuk ka arritur ende që pas shtatë mbledhjeve plenare të fillojë shqyrtimin e kërkesave të dy kandidatëve për përjashtimin e dy anëtarëve nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, situatë që ka ngritur shqetësime për Shoqatën e Prokurorëve, që kërkon prej këshillit të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës.

Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të mbetet në vendnumëro pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka dështuar që gjatë shtatë mbledhjeve plenare të zhvilluara prej 28 gushtit, të shqyrtojë kërkesën e dy kandidatëve për përjashtimin e dy anëtarëve të këtij këshilli nga procedura e përzgjedhjes. Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u fut në ngërç pas kërkesës së kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procesi i vlerësimit të aplikantëve, me pretendimin se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Kërkesa e Pjetërnikajt u pasua nga një seri kërkesash të anëtarëve të KLP-së për përjashtimin e njëri-tjetrit, duke e bërë të pamundur në disa mbledhje krijimin e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje. Shqyrtimi kërkesave për përjashtim mes anëtarëve u përmbyllën në mbledhjen plenare të premten, më 2 tetor, kur me shumicën e votave, u pranua kërkesa e anëtarit Vatë Staka për përjashtimin e kolegut Zeqir Hoda nga shqyrtimi kërkesës së Pjetërnikës, si dhe nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. LEXO EDHE:Magjistratët refuzojnë tryezën e Ramës për pagat: Dialog pas vendimit të Kushtetueses! Qeveria anulon takimin: Vijojmë hartimin e ligjit të ri Përveç Pjetërnikës që kërkon përjashtimin e Stakës nga procedura e përzgjedhjes, edhe kandidatja Arta Marku kërkon të njëjtën gjë për anëtarin Sokol Stojani. Këshilli njoftoi se mbledhja e radhës kur pritet të shqyrtohen këto kërkesa, do të zhvillohet më datë 7 tetor. Situata e krijuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në procedurën e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, ka ngritur shqetësime tek trupa e prokurorëve. “Shoqata e Prokurorëve vlerëson se situata e krijuar është shqetësuese dhe kërkon marrjen e masave të përshtatshme, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor, pa vonesa të mëtejshme. Kërkesat për përjashtim duhen shqyrtuar me seriozitet, sepse paanshmëria është kusht thelbësor për besueshmërinë e procesit. Por kjo garanci procedurale nuk duhet të shndërrohet në një cikël kërkesash të ndërsjella që paralizon vendimmarrjen e KLP-së”, vërejti Shoqata e Prokurorëve, bazuar në pyetjet që BIRN i drejtoi lidhur me situatën e krijuar në KLP. Sipas shoqatës, tejkalimi i afateve dhe bllokimi i procedurës cenojnë rregullsinë dhe besueshmërinë e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Po ashtu, nënvizohet se mandati i përcaktuar i këtij funksioni kërkon që KLP të veprojë në kohë dhe me përgjegjësi, duke zgjidhur kërkesat për përjashtim përmes vendimeve të arsyetuara dhe transparente. “Pa paragjykuar themelin e kërkesave, zgjatja e këtij ngërçi dëmton autoritetin e KLP-së, funksionimin normal të sistemit prokurorial, si dhe besimin e opinionit publik te sistemi i drejtësisë në tërësi. KLP ka përgjegjësinë të sigurojë një proces njëkohësisht të paanshëm dhe funksional, i cili nuk mund të mbetet peng i mosmarrëveshjeve të brendshme. Edhe prokurorët presin që Këshilli të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës, në respekt të plotë të ligjit”, përfn Shoqata e Prokurorëve. Si pasojë e këkresave të njëpasnjëeshme mes anëtarëve për përjashtimin e tyre, u tejkaluan afatet e procedurës së verifikimit të kandidatëve. Në mbledhjen e datës 18 shtator, në tejkalim të këtij afati, këshilli ra dakord që administrata t’i dërgonte Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, deklaratat e pasurisë së pesë kandidatëve për verifikim. Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela përfn më 5 dhjetor. Sipas përcaktimeve kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Po ashtu, në Kushtetutë përcaktohet se një prej rasteve kur përfn mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, është kur i përfn mandati 7-vjeçar, ç’ka e bënë të pamundur që kryeprokurori aktual të vijojë të qëndrojë në detyrë jashtë mandatit, nëse nuk është përzgjedhur ende pasuesi i tij. Pesë kandidatët që janë në garë për një mandat shtatëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm janë: prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, aktualisht prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori Ylli Pjetërnikaj, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës./Birn.al SI.E./Shqiptarja.com TAG: ylli pjeternikaj Sokol Stojani vate staka zeqir hoda KLP prokuroria e pergjithshme Olsian Çela arta marku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?