Lajme Zone
KLSH ngre alarmin: Funksionimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, emergjencë kombëtare
PolitikëCNA

KLSH ngre alarmin: Funksionimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, emergjencë kombëtare

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarmi se kryeqyteti nuk ka një impiant funksional për trajtimin e ujërave të ndotura urbane.

Sipas të dhënave, Tirana nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura urbane.

Pra, niveli i mbulimit nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane është 0%, në kundërshtim me kërkesat e Direktivës së BE-së 91/271/EEC që kërkon një mbulim minimal prej 85% për qytetet me më shumë se 10,000 banorë. Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik 2 Tetor, 11:26 Raporti thekson se ujërat urbane të Tiranës vazhdojnë të derdhen në lumenj pa asnjë trajtim duke e shndërruar lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit.

KLSH thotë se punimet për impiantin e Kasharit, nisën 10 vite më parë, por institucionet shqiptare ndërprenë në maj të vitit 2018 në mënyrë të njëanshme, kontratën e ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Tiranës me kompaninë që u përzgjodh në vitin 2014. Sipas raportit të Performancës për shoqëritë UK për vitin 2023, hartuar nga ana e ERRU-së, arrin në përfundimin se mbulimi i shërbimit me KUN dhe ITUN do të vijojë të mbetet një sfidë për sektorin UK për t'u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe në zhvillimin e turizmit sipas standardeve europiane.

Më tej në raportin e KLSH-së theksohet se mungesa e trajtimit të ujërave të ndotura urbane në Tiranë është në kontrast me qytetet e tjera të vendit.

Aktualisht ujërat e ndotura të qytetit të Tiranës shkarkohen në lumin e Lanës, pasi kryeqyteti vijon të jetë pa një impiant funksional. ITUN Kashar, parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit është jashtë funksionit, duke regjistruar 0% trajtim të ujërave të ndotura.

Kjo situatë e mostrajtimit të ujërave të ndotura në kryeqytetin e vendit nga AKUK, Bashkia Tiranë dhe UKT sh.a., mbetet kritike dhe është në kontrast me mesataren në shkallë vendi të trajtimit të ujërave të ndotura.

Nga raportet e AKM dhe AKU evidentohet ekzistenca e impianteve funksionale të TUN në disa qytete të vendit si në Lezhë, Pogradec, Durrës, Korçë, etj., kurse kryeqyteti, ende është i përjashtuar plotësisht nga ky sistem. Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura derdhen pa trajtim 1 Tetor, 09:33 Tirana mbetet jashtë sistemit thelbësor për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

KLSH ngre alarmin se mungesa e një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura në Tiranë përbën një rrezik mjedisor dhe shëndetësor, duke cenuar standardet europiane për qytetet me mbi 10,000 banorë, që kërkojnë 85% mbulim.

Prandaj, kjo e bën ndërtimin dhe funksionalizimin e ITUN-it në Tiranë një emergjencë kombëtare./ CNA KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi në Lanë, asnjë inventar për gropat septike 3 Tetor, 08:35 Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik 2 Tetor, 11:26 Katastrofa mjedisore me ndotjen e lumit të Lanës/ KLSH: Bashkia e Tiranës, asnjë masë 1 Tetor, 15:18 Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura derdhen pa trajtim 1 Tetor, 09:33 Alarm mjedisor në Tiranë/ Lana pushtohet nga plehrat dhe inertet

30 Shtator, 21:15 “Katastrofë mjedisore” në Lanë/ Ujërat e zeza vijojnë të derdhen në lumë

30 Shtator, 20:58 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.