Lajme Zone
“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike
BotëBalkanWeb

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

Teherani zyrtar ka njoftuar vendosjen e një “zone të re të kufizuar” në Gjirin Persik dhe hartimin e një korridori të ri lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa rifillimi i sulmeve ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së ka çuar çmimin e naftës mbi 97 dollarë për fuçi.

Teherani zyrtar ka njoftuar vendosjen e një “zone të re të kufizuar” në Gjirin Persik dhe hartimin e një korridori të ri lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa rifillimi i sulmeve ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së ka çuar çmimin e naftës mbi 97 dollarë për fuçi. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se zona e re e sigurisë do të shtrihet nga kufiri i bllokadës detare amerikane dhe se çdo anije që shkel këtë hapësirë do të përfshihet në listën e sankcioneve. Rezaei konfirmoi se hartat e korridorit të ri detar në ujërat e Iranit dhe Omanit janë dakordësuar dhe pritet të firmosen së shpejti, ndërsa nënvizoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur vetëm nëse SHBA-ja ndërpret sabotimet, kërcënimet dhe goditjet ushtarake. Gjashtë muaj pas shpërthimit të konfliktit ushtarak dhe dështimit të armëpushimit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, paralajmëroi Uashingtonin se rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe se çdo sulm i ri do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të rëndë dhe më të dhimbshme. Ndërkohë, Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, bëri me dije se terminali kryesor i eksportit në ishullin Kharg është goditur rreth 550 herë gjatë muajve të kaluar, por vazhdon të mbetet funksional përballe bllokadës. Nga ana e saj, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka ndaluar, devijuar apo kontrolluar dhjetëra anije tregtare për të zbatuar bllokadën mbi eksportet e naftës iraniane. Edhe pse Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, pretendoi se marina e SHBA-së po mban hapur rreth dy të tretat e rrjedhës së naftës, rënia e transitit në vetëm 10 anije në ditë ka tronditur tregjet ndërkombëtare duke forcuar rritjen e çmimeve të energjisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb