Lajme Zone
Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ Autorët e plagosin në këmbë, shpallen në kërkim
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ Autorët e plagosin në këmbë, shpallen në kërkim

Trazira janë shkaktuar në orët e para të kësaj të hëne në Patisia ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve nga ERT News, dy burra të panjohur që udhëtonin me motoçikletë i janë afruar një burri 55-vjeçar teksa ai po dilte nga shtëpia dhe e kanë qëlluar. Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Ninou dhe autorët u larguan menjëherë. Viktima, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në gjymtyrët e poshtme dhe u transportua me ambulancën e EKAB në spitalin “Gennimatas”. Gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit nuk konsiderohet e rëndë dhe jeta e tij nuk është në rrezik. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje mblodhën tre gëzhoja dhe një plumb. Autoritetet janë duke hetuar me ngulm autorët dhe motivet pas sulmit. Ndër skenarë të tjerë, skenari më i mundshëm dyshohet se është për larje hesapesh.

Trazira janë shkaktuar në orët e para të kësaj të hëne në Patisia ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve nga ERT News, dy burra të panjohur që udhëtonin me motoçikletë i janë afruar një burri 55-vjeçar teksa ai po dilte nga shtëpia dhe e kanë qëlluar.

Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Ninou dhe autorët u larguan menjëherë. Viktima, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në gjymtyrët e poshtme dhe u transportua me ambulancën e EKAB në spitalin “Gennimatas”. Gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit nuk konsiderohet e rëndë dhe jeta e tij nuk është në rrezik.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje mblodhën tre gëzhoja dhe një plumb.

Autoritetet janë duke hetuar me ngulm autorët dhe motivet pas sulmit. Ndër skenarë të tjerë, skenari më i mundshëm dyshohet se është për larje hesapesh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet atentatGreqi