Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim me paraqitje.
Gjatë fjalës së tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka theksuar se zjarrvënësi më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili, sipas tij, ka plaçkitur dhe ka vjedhur investimet në Shqipëri. “Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Ballukun, Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve, ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë. Ka vjedhur 12 miliardë euro investime. A ka zjarrvënës më të madh se Edi Rama, njeriu që katandisi pensionistët që të mos kenë para për ilaçe. Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

