Kryetari i PD në Krujë Aulon Kalaja është shprehur se qyteti po kalon një situatë alarmante, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, sipas tij autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”. Ai shtoi se flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive. Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

