MAMURRAS- Një magazinë bimësh medicinale është shkrumbuar nga zjarri në Mamurras. Shtëllunga të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse të Kurbinit po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në magazinën e 66-vjeçarit Arif Daci, banues në Tiranë. “Rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, në qytetin e Mamurrasit, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit A. D., 66 vjeç, banues në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale”, njofton Policia. LEXO EDHE:Nga hobi te zbulimi i pasionin për pikturën në moshën 65-vjeçare, Mikel Smaçi ekspozon në Lezhë punimet e tij Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: Lezhe zjarr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.8% Veliajn 20.7% Asnjërin 26.5% Vota total: 892 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
