KRUJË- Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë u evakuuan nga shtëpitë mes frikës se flakët mund t'u përpinin gjithçka. Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sot, gjithçka përreth banesave është shkrumbuar. Shtëpitë shpëtuan pa dëme, vetëm një magazinë biznesi u dogj, por gjithçka nëpër oborre është shkrumbuar, gjurmë që tregojnë sa pranë tyre kaloi rreziku. LEXO edhe...Zjarri në Krujë, Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik! Vetëm një magazinë e shkrumbuar, asnjë banor i lënduar Pas natës së frikshme, banorët e Krujës ka nisur të rikthehen në shtëpi. Ata tregojnë për Report Tv betejën me zjarret. “Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se çfarë ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti ynë e di. Dy djemtë i kam pasur mes flakësh. Nuk kam ecur dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, thotë një e moshuar. Për disa orë, banorët panë zjarrin t'u vinte nga të gjitha anët. Mes tymit dhe kaosit, familjet nxorën fëmijët dhe u larguan, ndërsa disa që refuzuan të braktisnin banesat u evakuuan nga autoritetet. “Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Mami thoshte ‘nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda’. Dolëm, nxorëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz. Ka qenë një kaos i paparë. E gjithë lagjja u tmerrua”, tregon një banor. Por kishte edhe nga ata që qëndruan përballë flakëve, për të mos lejuar që mundi i një jete të shkrumbohej. Kova me ujë dhe mjete rrethanore u bënë mburoja e fundit kur flakët arritën deri te tjegullat. “Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. Vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, tregon një tjetër banor për Report Tv. “Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobote uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla”, tha një tjetër. Pamjet nga lart tregojnë qartë çfarë la pas zjarri. Sipërfaqe të tëra me bimësi janë djegur, ndërsa gjithçka rreth e rrotull banesave është shkrumbuar. Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës. Zjarri u afrua rreth 50 metra pranë godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve drejt Tiranës. Në pesë lagje u ndërpre edhe energjia elektrike. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe banorët luftuan me flakët. Me zbardhjen e ditës (rreth orës 06:00), Kruja mori frymë disi. Dy vatra mbeten ende aktive, ndërsa dy helikopterë kanë nisur operacionin nga ajri për të shuar plotësisht zjarrin. Për zjarrin në Krujë është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës. Dy vatra zjarri aktive raportohen sërish në Mallakastër. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës. Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec. Lajmi në përditësim.... Share Ora 11:06 Beteja me flakët në Krujë, pamjet me dron termik! Nufi: Mbi 400 efektivë luftuan gjithë natën, asnjë banesë e djegur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamje nga droni termik gjatë betejës me flakët në Krujë. Mbi 200 zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura punuan gjatë gjithë natës. Sipas Nufit, nuk ka të lënduar apo banesa të djegura, ndërsa është shkrumbuar vetëm magazina e një biznesi.“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht! Që prej orës 06:00 të mëngjesit, është vendosur plotësisht nën kontroll, falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave operacionale. Një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.Situata është krejtësisht e qetë dhe fatmirësisht një katastrofë e mundshme u parandalua falë angazhimit në terren të mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura - të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.Pjesa më e madhe e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë. Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi). Fatmirësisht, nuk ka asnjë jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.Falënderim dhe mirënjohje pa kufij për përshkushtimin dhe sakrificën e veçantë të secilit prej efektivëve të forcave operacionale që luftuan në mënyrë të paepur për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës”, shkruan Nufi. Share Ora 09:40 ‘Zjarri arriti te tjegullat e banesës’, banori në Krujë: Mbrojtëm shtëpitë me kova, tmerr i jashtëzakonshëm Një tjetër banor i Krujës rrëfen betejën për të shpëtuar banesën nga flakët, të cilat kishin arritur deri në çati. Ai tregon se luftuan me kova dhe mjete rrethanore për të mbrojtur dy shtëpi, ndërsa zjarrfikëset, sipas tij, mbërritën me vonesë.“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. S’i bënim dot asgjë, vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Falë miqve që kemi pasur. Erdhën me vonesë, njëra ishte sipër, mbaroi ujti. Kur erdhi ajo ne e kishim shuar. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, thotw ai. Share Ora 09:29 Zjarri shkrumbon magazinën e rezinit në Krujë, ja pasojat Një magazinë rezini ka pësuar dëme nga zjarri që përpiu mbrëmjen e 8 gushtit Krujën. Share Ora 09:21 Banorja e Krujës tregon betejën me zjarrin: Më shpëtuan fëmijët, më kapën dhe më çuan poshtë Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e përjetuara gjatë zjarrit, kur flakët rrethuan zonën dhe detyruan familjet të largoheshin nga banesat. Ajo tregon se dy djemtë e saj mbetën mes flakëve, ndërsa vetë nuk mundi të largohej për shkak të zjarrit.“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se ca ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti jonë di. Kemi marrë fëmijët kemi iku tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ec dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, tha banorja. Share Ora 09:03 ‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët! E gjithë lagjja po evakuohej (VIDEO) Një banor i Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri.“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda,. Dolëm, nxorrëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz që e kemi mbajt zjarrin. Ato zjarrfikëset e mbajtën në kontroll deri nga ora 10. Iu afrua më pas shtëpisë, doli zjarri para. Morën magazinat e ujësjellësit. Ka qenë një kaos i paparë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. E gjithë lagjja po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikëses. E gjithë lagjja u tmerrua. Kishim frikë mos shpërthente një fasoneri”, tha ai. Share Ora 08:51 Zjarri rrethoi banesat në Krujë, gjithçka rreth e rrotull e shkrumbuar! Pasojat që lanë pas flakët (VIDEO) Këto janë pasojat që la pas zjarri në rrethoi Krujën mbrëmjen e 8 gushtit, duke vënë në rrezik banesa e biznese. Masive të tëra pyjesh janë shkrumbuar nga flakët të cilat u arritën të neutralizohen vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm.Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kishin rrethuar oborrin e banesave. Hiri vihet re rreth e rrotull tyre. Share Ora 07:48 Mallakastra 6 ditë betejë me zjarret, ende 2 vatra aktive! Digjen masivet pyjore në 4 fshatra Prej 6 ditësh Mallakastra vijon betejën me flakët. Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit që kanë përfshirë zonën e Mallakastrës së Egër. Ekipet po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thepisur dhe era e fortë po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec, dy fshatra që ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.Të dyja vatrat janë përqendruar në kodrat e thepisura të zonës, të njohur si “Mallakastra e Egër”, ku kushtet atmosferike, veçanërisht era e fortë, favorizojnë përhapjen e flakëve.Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara. Share SI.E./E.H/ReportTv.al qemal berhami krujë Durres zjarret 2026 Komento Komente Mamorrsi: 09/08/2026 10:05 Brravo! Vetëm shpijat tuaja keni mbrojtur nga komshia juaj zjarr vënës! Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4046 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

