Ka nisur ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve pranë Hotelit Turizmit në Sarandë. Sipas raportimeve, helikopteri Cougar ka mbërritur në zonën e përfshirë nga zjarri dhe po ndërhyn nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse që vijojnë operacionin në terren. Ndërkohë, zjarri ka rënë disa minuta më parë, ndërsa shkaqet e tij ende nuk janë bërë të ditura. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Për shkak të përhapjes së shpejtë dhe përmasave të mëdha, zjarri ka rrezikuar disa prej ndërtesave përreth. Zjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, rrezikohen disa ndërtesa! Zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

