Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Korçës.
Zjarri i rënë në një apartament në rrugën “Kristaq Prifti” ka rezultuar fatal për një të moshuar. Sipas informacioneve, shtetasi U.H., 74-vjeç, ka ndërruar jetë në banesë. Deri më tani dyshohet për vdekje si pasojë e asfiksisë.
Forcat policore dhe ekipi i emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa në pallat po kryhet edhe evakuimi i banorëve për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

