Lajme Zone
Zjarri përfshin pyjet e Lurës prej dy ditësh, qindra hektarë të djegur, ndërhyrja vështirësohet nga terreni malor
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshin pyjet e Lurës prej dy ditësh, qindra hektarë të djegur, ndërhyrja vështirësohet nga terreni malor

Prej dy ditësh, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet dhe kullotat në zonën e Lurës, në Dibër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur qindra hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullota.

Prej dy ditësh, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet dhe kullotat në zonën e Lurës, në Dibër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur qindra hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullota. Sipas Emergjencave Civile, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.

Në terren janë angazhuar 140 forca dhe 2 avion “Kanasair”, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa zona nga toka, operacioni po mbështetet edhe nga ajri.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa puna për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit vazhdon. Top Channel