Lajme Zone
Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

VLORË- Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut. Si pasojë e zjarrit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave, pesë persona janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Një tjetër ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të stabilizuar, ndërsa një person tjetër, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar nga spitali. Mësohet se gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga dritaret dhe ballkonet duke u hedhur prej tyre. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet