Lajme Zone
KulturëABC News Albania

Zjarri përfshin masivin me shkurre në Borje, ndërhyjnë zjarrfikësit nga Kukësi dhe Dragashi


Një vatër zjarri u shfaq mesditën e sotme në fshatin Borje, në Njësinë Administrative Shishtavec, duke përfshirë një masiv me shkurre dhe sipërfaqe me bar të thatë.

Një vatër zjarri u shfaq mesditën e sotme në fshatin Borje, në Njësinë Administrative Shishtavec, duke përfshirë një masiv me shkurre dhe sipërfaqe me bar të thatë.

Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, flakët rrezikuan të përhapeshin me shpejtësi në zonën përreth. Banorët e Borjes ishin të parët që ndërhynë, duke dhënë ndihmën e tyre për kufizimin e përhapjes së zjarrit.

Më pas, në terren u angazhuan strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kukës, shërbimi zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe struktura të tjera. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në ndihmë të operacionit mbërritën edhe mjete zjarrfikëse nga Dragashi i Kosovës. Afërsia gjeografike dhe infrastruktura që lidh zonën e Borjes me Dragashin mundësuan ndërhyrjen e shpejtë të forcave zjarrfikëse nga Kosova.

Pas disa orësh përpjekjesh, zjarri u vu nën kontroll, ndërsa ekipet në terren kryen izolimin e plotë të vatrës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zjarr