Zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë zjarrin e rënë në zonën e Qafë Thanës, i cili rrezikoi të përhapej në një sipërfaqe më të madhe për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave në zonë. Forcat zjarrfikësepo vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës për ngjarjen.

